Albanian
Prezantimi i ARCI-t
ARCI, me mbi 1.000.000 anëtarë e 5.400 rrethe, është një shoqatë e pavarur për promovimin social, civil, si një ndër faktorët e bashkëpunimit shoqëror, një vëndtakim për impenjimin civil e demokratik, të afirmimit të paqes e të drejtave të nënshtetësisë dhe luftës kundër çdo forme diskriminimi e përjashtësie.
Arci dhe aktivitetet kulturore
Në rrethet e Arci-t luhet muzikë, bëhen prova, prodhohet, studiohet, krijohet muzikë, organizohen shfaqje kinemotografike, aktivitete formuese e kurse për çdo lloj pasioni artistik, iniciativa kombëtare e ndërkombëtare mbi letërsinë, poezinë e komunikimin.
Arci dhe politikat sociale
Në rrethet e Arci-t krijohen rrjete shoqërore që kërkojnë të zëvëndësojnë vetminë dhe izolimin, që kërkojnë të kontrastojnë frikën dhe mbylljen korporative. Arci është e impenjuar: në projekte mbi dipendentët nga droga, mbi të drejtat e të burgosurve, kundër degradimit e përjashtësisë në periferitë urbane, në ndihmën ndaj të paaftëve, gjendet nga ana e të sëmurëvë psiqik, për të drejtën e studimit, për barazimin e të drejtave, e formimit, e luftës kundër mafjes, nga ana e të moshuarve për një jetë aktive e të qetë, për aktivitete zbavitëse të fëmijëve.
Arci për një botë të larmishme
Impenjimi për paqen, të drejtat, drejtësinë shoqërore, lirinë e popujve, për demokracinë e të drejtat, për bashkëjetesën, shënjon që prej shumë kohe identiten tonë kulturor. Arci bashkëpunon për lëvizjen e madhe për paqen, me lëvizjet që në të gjithë botën luftojnë kundër globalizimit të shfrytëzimit e të padrejtësive. Me thirrjen “Të Aktivizohemi”, fushat e punës, turizmi solidal i Arci-t është prezent në shumë anë të botës afër ndaj kush kërkon, në situata të vështira, të vazhdojë të ndërtojë paqen, të drejtat e pjesëmarrjen.
Arci, emigrantët dhe lufta kundër diskriminimit racial
Një ndër impenjimet më të rëndësishme të Arci-t është ai krahas emigrantëve: për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave, për luftën kundër çdo lloj forme diskriminimi racial. Me një rrjet sportelesh në të gjithë Italinë e një numër telefonik kombëtar jeshil (pa pagesë), Arci ndihmon emigrantët, rifugjatët e azilantët me shërbime orientimi e asistencë ligjore, për inserimin social-punësor, kurse të italishtes, ndihmë shkollore, shërbime për familjet e fëmijërinë. Arci, gjithashtu, impenjohet në promovimin të një bashkëpunimi “ të përzjerë” e të përgjegjësuar e merr pjesë aktivisht në lëvizjen globale për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.
Të jesh anëtar
Duke zgjedhur të qënit anëtar i Arci-t ke të drejtën të hysh në të gjithë rrethet e qytetit tënd.
Bëhesh kështu protagonist aktiv i shoqatës; me të drejtat e detyrimet e duhura; mund të përdorësh shërbimet e të marrësh pjesë në aktivitetet e ndryshme, por mund edhe të impenjohesh për të dhënë ide dhe energjitë e nevojshme për krijimin e realizimin e tyre.
Të qënit anëtarë do të thotë:
- të njohësh statutin e rrethit përkatës, ta aprovosh e ta respektosh
- të marrësh pjesë aktive në jetën e rrethit
- të ushtrosh të drejtën-detyrimin tënd vendimi në asembletë e rrethit
- të marrësh pjesë në diskutimin dhe aprovimin e buxhetit vjetor, në zgjedhjen e organizmave drejtuese të rrethit dhe, nëse e shikon të nevojshme, të kandidohesh
- të impenjohesh për afirmimin e vlerave dhe dinjitetit të personave, duke mbikaluar mbi çdo lloj diference gjinije, feje, orientimi seksual e vendardhjeje, kulturën e të drejtave, praktikën e tolerancës, të paqes, të bashkëpunimit dhe solidaritetit midis qytetarëve
- të merresh me problemet e territorit, duke dhënë ndihmën tënde në mbështetje të qytetarëve më të dobët, për zhvillimin kulturor e civil të komunitetit
- E në fund kujto që loja, gëzimi dhe lumturia janë të ardhura të të gjithëve që çdonjëri ka të drejtën të ruaj
Të ndërtojmë një rreth
“ Jemi një grup muzikantësh që duam të luajmë e të krijojmë muzikë, ftojmë miq të rinj për të dë- gjuar muzikë, por nuk dimë ku të shkojmë . ”
“ Kemi dëshirë të gatuajmë gjellët e recetat e vëndit tonë, të dëgjojmë muzikën tonë, të shikojmë filmat tanë, me pjesmarrjen e banuesve të lagjes. Po si i bëhet për të patur një vënd ku të takohemi?…”
“ Unë dhe shokët e mi duam të bëjmë diçka konkrete për të provuar të ndryshojmë botën duke u impenjuar në plan të parë …si mund t’ia dalim?”
Përgjigja është e thjeshtë : nëse ke një interes, një pasion, dëshirë e iniciativë krijo një shoqatë e bë- -hesh një rreth Arci.
Krijimi i një shoqate u jep ideve tuaja këmbë të forta për të ecur. Mund të jetë një eksperiencë e madhe jete, ndërton lidhje, është një moment formues i rëndësishëm edhe nga ana e punës.
Të marrësh pjesë në Arci do të thotë të hysh në një ndër rrjetet më të mëdhaja të shoqatave kulturore e solidale të vëndit tonë .
Po çfarë është një rreth? Është një shoqatë që nuk ka qëllime fitimi midis njerëzish që duan të promovojnë së bashku një aktivitet kulturor, zbavitës, e solidal.
E si funksionon?
- Akti themelues e akti i lindjes së shoqatës.
- Statuti është një grup rregullash që rregullon jetën e rrethit, që vlejnë për të gjithë anëtarët.
- Tesera të lejon të marrësh pjesë në iniciativat, aktivitetet e jetën e rrethit e shoqatës përkatë- -se.
- Kuvëndi është i përbërë prej anëtarëve të rrethit, vendos mbi programin vjetor, voton mbi buxhetin, voton këshillin drejtues.
- Këshilli drejtues përgatit e zbaton programin, zgjedh presidentin, zbaton mandatin projektues të kuvendit.
Kur nuk është i mundur të hapet një rreth?
Një rreth nuk është as një dyqan as një lokal, por lind prej iniciativës së qytetarëve që, pa qëllim fitimi, mblidhen së bashku për të zhvilluar një interes të përbashkët, nuk ekzistojnë “pronarë” apo “anëtarë themelues” (që kanë të drejta të veçanta).
Është e mundur në të kundërt nëpërmjet mënyrave të lejuara nga ligji, të punosh në rreth e të kesh të ardhura personale në mënyrë të ligjshme.
Nëse krijon një shoqatë e bëhesh anëtar i Arci-t, do të gjesh mbështetje, konsulencë, shë- -rbime, këshilla:
konsulencë (ligjore, ekonomike, shoqërore) mbi ligjet në fuqi
asistencë ligjore e shërbime sigurimi
konventa tregëtare për shpenzimet
mbështetje mbi projektimin e aktiviteteve kulturore, të promovimit shoqëror e bashkëpunimit ndërkombëtar